Familja pesë anëtarëshe Mustafa ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi shtëpia në të cilën jetonin është djegur deri në themel. Kryefamiljari sqaron se familje e tij tani një javë është lënë në mëshirën e fqinjëve të tyre të cilët edhe vet jetojnë në mënyrë shumë modeste në shtëpitë e tyre të shkatërruara afër tregut me shumicë në Shkup të njohur si "Kvantashki" . Bajram Mustafa i cili ekzistencën për familjen e tij e siguronte duke punuar me motoçikletën e tij me pikëllim të madh tregon se edhe mjeti i tij është djegur nga zjarri, kështu që tani nuk ka as me çka të punojë. Dy fëmijët e tij duhet të shkojnë në shkollë, por Bajrami thotë se nuk ka mundësi që ata ta vazhdojnë shkollimin , sepse nuk ka asnjë mënyrë se si t'iu ndihmojë.
"Të dielën shtëpinë time e kaploi zjarri, ishim me fëmijët dhe gruan duke punuar dhe fqinjët na lajmëruan se shtëpia është djegur. Shihet se si është, lus të gjithë popullin shqiptarë, vëllezërit tonë të cilët kanë mundësi për të më ndihmuar. Momentalisht jam nën qiell të hapur, po vjen dimri, dy fëmijë kam në shkollë. Gjithçka është djegur, dokumente gjithçka, asgjë nuk mbeti. Nuk kemi as ku të flejmë, as ku të qëndrojmë, as ushqim as veshmbathje. Ndonjëherë fqinjët kur mund të na sjellin ushqim", tha Bajram Mustafa.
Bajrami thotë se nuk di shkaqet e djegies së shtëpisë së tij. Organet kompetente thotë ai kanë qenë në vendin e ngjarjes por ende nuk kanë dale me të dhëna mbi shkaqet e kësaj tragjedie që ka goditur familjen e tij. Ai kërkon nga njerëzit human që sipas mundësive ti dalin në ndihmë që familja e tij pesë anëtarëshe ti kthehet jetës normale. Bojana Simonoviq
Llogaria bankare 380176977505127
tel.075-833-355