Gabim kompjuterik, udhëtimi për në Hawai falas

2015-08-21 3

Një surprizë e papritur ka ndodhur për udhëtarët e United Airlines, të cilët kishin prenotuar on-line një udhëtim nga Los Angeles, për në Hawaii dhe kishin parë që bileta e tyre për një këtë udhëtim, kushtonte 0 dollarë.

Pasagjerët, teksa prenotonin on-line udhëtimin e tyre, në momentin që do të bënin pagesën, kanë zbuluar se udhëtimi i tyre ishte pothuajse falas.

Zero dollarë për tarifën e udhëtimit dhe pak dollarë për taksa e komisione aeroportuale, e gjitha kjo, për shkak të një defekti të sistemit kompjuterik të prenotimeve on-line.
Bëhet fjalë për një udhëtim nga Los Angeles për në Hawaii, me disa ndalesa të ndërmjetme, që kushton rreth 800 dollarë, por që këtyre pasagjerëve, u kushtoi më pak se 10 dollarë.