Korrupsioni në drejtësi, 8 mln lekë për t'u liruar nga burgu

2015-08-21 0

Gati të gjithë flasin për korrupsionin në drejtësi i cili është kthyer në sistem. Por shumë pak, apo aspak ka të dhëna për këtë. Ndërkohë në gjykatën e Tiranës të dhënat e një gjyqi, përgjimet e realizuara flasin qartë se si funksionon "sistemi" korruptiv, i cili mund ta arrijë të ndryshojë një masë arresti, një ngjarje, apo edhe një vendim tjetër drejtësie. Gazeta duke mos bërë asnjë koment mbi këtë çështje gjyqësore, po jep përgjimet kryesore të paraqitura në gjykatë dhe personat e përfshirë në përgjime, që nga personazhi i interesuar, sekseri, avokatët, prokurori, si dhe shumat e lekëve që përmenden apo mënyra se si duhen dorëzuar ato. Një ngjarje e ndodhur në Berat, por që realisht pasqyron realitetin e një pjese të mirë të drejtësisë shqiptare.