Maqedonia dhe Kosova edhe mëtej po taktizojnë. Ende nuk ka asnjë marrëveshje konkrete për eliminimin e pengesave që shkaktuan luftën tregtare mes dy vendeve. Për shkak të mungesës së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Shkupi vazhdon ti mbajë të bllokuar kufijtë, në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të të dyja shteteve. Ndërsa qëndrimet rreth asaj se i kujt është faji për situatën e krijuar, mbrëmë në emisionin "Rruga drejt" në Alsat-M, i mbronin ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Edhe pse dje u paralajmëruan takime në Shkup në të dy palët, megjithatë kjo nuk ndodhi. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk u paraqitën në takimin me Qeverinë e Maqedonisë, edhe pse kishte një paralajmërime të tilla. Deri kur do të zgjatë kjo luftë tregtare, tani për tani, është e pasigurt. Dihet vetëm se, sipas paralajmërimeve të mëparshme nga Shkupi, masa për importin e kushtëzuar të miellit, që ishte arsyeja zyrtare për reagimin e Kosovës, duhet të zgjatë deri më 15 shtator. Natasha Stojanovska