Rama para Kuvendit: Kufiri me Kosovën një vijë e padukshme

2015-08-21 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama viziton sot zyrtarisht Kosovën. Në fjalimin para deputetëve të Kosovës, i cili zgjati mbi 30 minuta, Rama foli për një rrrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane por dhe fillimin e një bashkëqeverisje pa kufij, që do të mbështetet në unifikimin e sistemit arsimor, bashkimit doganor, turizmi të njësuar, përafrim të legjislacionit, por dhe të një Akademie të përbashkët Shkencore.

Rama kërkoi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, dhe u ndal në mosrespektim të marrëveshjeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Si hap të parë konkret Rama propozii mbledhjen në Vlorë në nëntor të 2013, ku do të dalë një forum i përbashkët shqiptar.

Free Traffic Exchange