Dritan Dajti në gjykatë: Më jepni transkriptet e përgjimeve

2015-08-21 1

Në seancën e sotme gjyqësore Dritan Dajti i ka kërkuar gjykatës që ti vërë në dispozicion kërkesën që Arjan Muça ka bërë për të përgjuar telefonin e tij, si dhe rezultatet e këtij përgjimi.

Sipas Dajtit, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, telefoni i tij është përgjuar sëbashku me një grup numrash të tjerë që i përkasin funksionarëve të lartë të shtetit, po për të cilët i pandehuri nuk përmendi asnjë emër.

Dajti shpjegoi se këto përgjime, Arjan Muça, ka mundur ti realizojë pasi, motra e tij punon drejtoreshë në sektorin e përgjimeve pranë organit të akuzës.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes, Ardian Nezha, ka hedhur poshtë këto pretendime, ku shpjegoi se prokuroria, nuk e disponon numrin e Dritan Dajtit, si dhe motra e Muçës, ka vetëm pak kohë që punon në këtë detyrë, shpjegoi prokurori.

Free Traffic Exchange