Rikthehet në burg Gentian Bejtja, personi i akuzuar se ka vjedhur makinën tip BMW që u përdorur në vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt.
Gentian Bejtaj ishte lënë nga Gjykata e Tiranës me detyrim paraqitje, ndërsa Prokuroria kishte apeluar për ndryshimin e masës së sigurisë.
Më datë 11 shtator ishte seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë së Bejtajt në Apelin e Durrësit. Por në ditën e masës avokati i tij Gramoz Lika, nuk paraqit pasi ishte vetë person i arrestuar.
Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën, duke e rikthyer në burg Gentian Bejtajn.
Nga ana e tij avokati ka deklaruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.