Para disa minutash, në një kazino në rrugën "Bardhyl", një person ka qëlluar me armë një person që luante, 46-vjeçarin Viktor Skeja, drejtor i CEZ-it në Laç. Para se ta qëllonte, ai e ka pyetur atë për emrin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tij tashmë është zbuluar dhe policia është në ndjekje të tij. Përveç këtij personi, që ka qëlluar, dyshohet se ka pasur edhe një tjetër bashkëpunëtor, që e priste atë jashtë me motorr për t'u larguar pas atentatit.