Roli i mediave gjatë procesit zgjedhor

2015-08-21 7

Mediat luajnë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor andaj duhet eliminuar mangësitë e shumta dhe qasjet e dyfishta në përcaktimin e rregullave për paraqitje në zgjedhje. Kështu konstatuan pjesëmarrësit në debatin e sotëm me temë"Mediat në legjislaturën zgjedhore". Kjo sipas tyre imponon ndryshime në kodin zgjedhor ku rregullat për paraqitje në zgjedhje do të përcaktohen me ligj dhe jo akte nënligjore siç është tani me kodin zgjedhor. Zgjidhjet e tanishme parashohin që disa rregulla për paraqitje mediatike t'i miratoj Këshilli për radiodifuzion ndërsa disa të tjera Parlamenti dhe kjo sipas qendrës për zhvillimin e mediave është një argument shtesë për nevojën e ndryshimeve në kodin zgjedhor. Mangësi tjetër paraqet edhe raportimi i mediave në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore.

"Rekomandimi tjetër i cili mban është që rregullat për reklamim mediatik të rregullohen me ligj në vend të akteve nënligjore pasi praktika tregon se procedura e miratimit ka mangësi. Aktet nënligjore që janë në fuqi janë miratuar pa mendim të KSHZ edhe pse këtë e parasheh kodi zgjedhor. Pastaj hapen edhe dilema tjera, a janë të nevojshme rregulla për paraqitje mediatike para fillimit të fushatës zgjedhore?", tha Lubica Karamandi, eksperte.

"Roli i mediave është ndër vendimtaret në zgjedhje dhe rezultatet e monitoringut treguan se ky rol mund të jetë shumë negativ pra mund të kufizoj lirin e zgjedhjes dhe të ndikoj dukshëm në vendimmarrjen e elektoratit prandaj ne pajtohemi me këtë iniciativë të USAID dhe qendrës për zhvillimin e mediave, ne si CIVIL se duhet të merren veprime për rregullimin ligjor te medias në zgjedhje", u shpreh Ilir Ajdini përfaqësues për media, 'Civil'.
Pjesë e rëndësishme ku duhet definohen rregullat është edhe servisi publik, u tha në debatin e sotëm. Sipas Babunskit, në 20 vitet e fundit vazhdimisht mediat e njëjta paraqiten si media që kanë raportuar në mënyrë jo të balancuar.

"Çdoherë i pari nga provimi bie RTVM-ja, nuk ka raport në kontekst të paraqitjes mediale ku nuk është theksuar se mbulimi i fushatës zgjedhore nuk ka qenë i barabartë nga RTVM. Në pyetjen çfarë roli kanë mediat gjatë zgjedhjeve, përgjigja ime është se kanë rol të përforcuar instrumental", deklaroi Klime Babunski, komunikolog.
Rekomandimet e përgatitura nga qendra për zhvillim të mediave dhe konkluzionet nga debati i sotëm do të dërgohen në ministrinë e drejtësisë dhe subjektet politike. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange