Rama: "Armiqtë s'janë në këtë sallë", por opozita lë Kuvendin

2015-08-21 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paraqitur sot, më 11 shtator 2013, për herë të parë në Kuvend, Programin e Qeverisë që do të drejtojë në katër vitet e ardhshme 2013-2017. Ai e nisi fjalën e tij me përkujtimin e 11 Shtatorit në SHBA dhe duke përforcuar angazhimin e Shqipërisë për të qënë në krah të Presidentit amerikan Obama në çdo front lufte kundër armiqve të lirisë e të demokracisë.

Seanca nisi në orën 18:05, hapur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i LSI-së - partisë kryesore aleate të PS-së në qeverisje. Opozita e Shqipërisë ishte e pranishme në sallë, ku natyrisht binte në sy prania e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe e ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Por, ç'ka binte edhe më fort në sy, ndër të ftuarit e kësaj seance ulur në lozha, ishte prania e një përfaqësie të veçantë: Grupimit të ish-persekutuarve politikë të drejtuar nga Skënder Tufa.

Free Traffic Exchange