Njëri nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit deri të martën në mesditë nuk e kishte menduar kurrë se mund t'i harrohej emri kaq lehtë, aq më pak nga një pakujdesi.
Dashamir Maçi, zv/drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, mesditën e të martës mbylli karrierën e gjatë në policinë, duke përfunduar detyrën, si dhe duke dalë në pension.
Për këtë arsye, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë u zhvillua një ceremoni për vlerësimin e kontributit të dhënë prej tij, ku merrnin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtues të Programit ICITAP dhe misionit PAMECA, miq, si dhe kolegë e familjarë të z. Maçi.