Moti i keq, përmbytje në Laç. Izolohet komuna në Mirditë

2015-08-21 1

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar probleme në Mirditë dhe në Laç e Shkodër. Në Mirditë rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugën që të çon në komunën Kaçinar.

Kjo komunë është e izoluar që prej mesnatës së të martës (10 shtator). A1 Report informohet se ka mjete me pasagjerë që janë bllokuar në të dy kahet e rrugës dhe deri në orën 09:30 minuta nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga drejtoria rajonale e rrugëve.

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Laçit. Rruga nga Gjykata e rrethit deri tek Komisariati dhe shumë rrugë të tjera të qytetit janë të përmbytura. Uji ka kaluar trotuaret dhe ka hyrë në katet e para të ndërtesave. Shirat e natës së mbrëmshme shkaktuan probleme dhe në Shkodë, ku një rrufe ka djegur qarkun elektrik të një dyqani të telefonisë celulare.