Shpenzimet e larta të prindërve për ditën e parë të shkollës

2015-08-21 0

Të mësosh ABC-në, sivjet do të kushtojë më shtrenjtë se vitet e kaluara. Krahas përgatitjes shpirtërore të nxënësve, për ditën e parë të shkollës, prindërit e tyre duhet të shpenzojnë rreth 10 mijë lekë, duke mos llogaritur ketu shpenzimet e mëvonshme. Nga një vëzhgim I A1 Report vihet re një dyndje e madhe prindërish drejt tregjeve të kryeqytetit, për të blerë librat, veshjet, apo edhe materiale të tjera që duhen për procesin mësimor. Prindërit pohojnë në kameran e A1 Report se shpenzimet janë të papërballueshme dhe se i vetmi shpenzim që ata bëjnë, nuk janë thjesht librat. me nisjen e viti të ri shkollor të hënën e ardhshme, pritet të ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 40 mijë fëmijë, ndërsa në total në ciklin parauniversitar, shifra shkon afro 600 mijë nxënës.