Presidenti Nishani dekreton emërimin e qeverisë "Rama"

2015-08-21 1

TIRANË -- Më pak se 24 orë i janë dashur Presidentit Bujar Nishani të dekretojë qeverinë e re, pas dorëzimit të listës së kabinetit qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Dekreti i Nishanit është bërë publik në faqen zyrtare të presidencës në orën 11.00 të ditës së sotme (11 shtator 2013). Në këtë dokument, Presidenti Nishani ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave, të cilët do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë për ti votuar.

Dekretimi i qeverisë së re, është bërë nga Presidenti Bujar Nishani "në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit Edi Rama".
Dekreti i Presidentit Nishani hyn në fuqi menjëherë.

Free Traffic Exchange