Peter Stano për parlamentin e ri: Nuk presim konfrontime

2015-08-21 3

TIRANË - Zëdhënësi për shtyp i komisonerit Stefan Fyle, Peter Stano ka përshëndetur formimin e parlamentit të ri dhe qeverisë së re.

Gjatë një lidhje telefonike për A1 Report nga Brukseli, në orën 11.15 minuta, Stano tha se, "ajo çka presim ne nga qeveria e re është një gjuhë bashkëpunimi për të gjitha çështjet e rëndësishme, siç janë reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian".

Stano theksoi se, Bashkimi Europian, pret bashkëpunim të forcave politike në vend dhe jo konfrontime apo bojkot.

"Ne besojmë se parlamenti do të funksionojë në frymën e kompromisit dhe sigurisht që nuk presim konfrontime, "bojkot", në parlament. Ajo çka dua të nënvizoj është se Brukseli pret një bashkëpunim konstruktiv në Parlamentin shqiptar", - deklaroi Peter Stano për A1 Report.

Free Traffic Exchange