Durrës, zjarr në spitalin rajonal evakuohen gjithë pacientët

2015-08-21 1

Ka rënë zjarr në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Për shkak të një mase elektrike tek pajisjet e spitalit, rreth orës 18:00 një zjarr dhe tym i madh ka mbuluar gjithë repartin e urgjencës. Kjo ka alarmuar personelin dhe pacientët, të cilat kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëseve të qytetit, të cilat mbërritën të shumta në vendngjarje. Më pas, ato kanë mundur të bëjnë evakuimin e plotë të gjithë pacientëve dhe personelit të urgjencës të spitalit dhe siç informon mjeku i urgjencës, Bardhi Liço: "Brenda është vetëm tym, nuk futemi dot, por nuk ka rrezik për jetën e njerëzve, pasi është bërë evakuimi i gjithë pacientëve".