Meta kryetari i ri i Kuvendit Merr 8 vota të së djathtës

2015-08-21 0

Ilir Meta, është kryetari i ri i Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. 91 deputetë votuan pro kandidaturës së kreut të LSI-së në, duke marrë kështu vota dhe nga deputetët e koalicionit të djathtë. Kundër votuan 45 deputetë, 1 fletë votimi ishte abstenim. Votuan gjithsej: 137 deputetë - Fletë të vlefshme: 137 - Vota pro: 91 - Vota kundër: 45 - Abstenim: 1 Seanca e sotmja,e dyta, e Legjislaturës së VIII parlamentare nisi fillimisht me verfikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët të rinj u betuan se "do të kryenin me ndërgjegje detyrën e përfaqësuesit të popullit në Parlament" . Votimi për kandidaturën e Ilir Metës, i cili do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Jozefina Topalli, ishte i fshehtë. Ilir Meta mori 8 vota më shumë se 83 vota që kishte koalicioni i majtë, tregues se ka mbështetje edhe më të gjerë. Verifikohen mandatet: 83 deputetë koalicioni i majtë, 57 mandate koalicioni i djathtë.