Shqipëri: Rama merr mandatin për qeverinë e re. Meta kryetar i Kuvendit

2015-08-21 0

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, është mandatuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për krijimin e qeverisë së re. Takimi mes dy krerëve të shtetit ndodhi në Presidencë, ku Rama i prezantoi presidentit Nishani edhe kabinetin e ri qeveritar që do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme. Propozimi për emërimin e Ramës, si Kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane". Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet nesër në Kuvend. Po sot në Kuvendin e Shqipërisë kanë dhënë betimin 140 deputetët të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kuvendi ka zgjedhur edhe kryetarin e ri, Ilir Metën, kryen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përveç deputetët të shumicës, Meta ka marr mbështetjen edhe të 9 deputetëve të opozitës. Në fjalën e parë si kryetar i Parlamentit, Ilir Meta porositi ligjvënësit të tregohen të matur për çdo ligj që do të votojnë dhe për çdo sjellje politike sepse siç theksoi ai, populli pret reforma që do të integrojnë vendin dhe jo konflikte. Alsat-M

Free Traffic Exchange