Zbuten tensionet rreth sulmit të mundshëm ndaj Sirisë!

2015-08-21 0

Rusia punon në një plan të qartë dhe konkret, që ndërkombëtarët të marrin nën kontroll armët kimike të Sirisë. Këtë sot e bëri të ditur, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe shtoi se detaje rreth këtij plani po përpunohen në Damask.

"Presim që së shpejti ta shpallim planin, pas çka do jemi të gatshëm në bashkëpunim me OKB-në, Organizatën për ndalim të armatimit kimik dhe me anëtaret e Këshillit të Sigurimit t'i harmonizojmë qëndrimet dhe detajet për zbatimin e tij", tha Sergej Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë.

Presidenti amerikan me vëmendje e pranoi propozimin e Rusisë për kontroll të armatimit kimik të Sirisë, ndërsa kryetari i Kongresit amerikan e tërhoqi nga votimi rezolutën për sulm ndaj Sirisë, e miratuar në Komisionin e Senatit.

"Nëse arrihet deri tek një formulë e cila bashkësisë ndërkombëtare do i japë mundësi dhe mekanizëm të kontrollohet armatimi kimik i Sirisë, atëherë unë pajtohem me këtë. Por, para së gjithash, duhet të shikohen detajet", u shpreh Barak Obama, president i SHBA-ve.

"E mbështesim propozimin e Rusisë. Plani kontribuon në arritjen e paqes dhe stabilitetit në Siri. Kina gjithmonë ka përsëritur se zgjidhja e vetme e konfliktit sirian është dialogu politik", theksoi Hong Lei, zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës.

Propozimi kryesisht është i pranueshëm edhe për Francën, por Parisi zyrtar paralajmëroi se do propozojë rezolutë deri tek Këshilli i Sigurimit me disa kushte plotësuese për autoritetet siriane.

"E para, obligimin për shkatërrimin e arsenalit duhet ta marrin sirianët, e jo vetëm rusët. E dyta, propozimi duhet të jetë obligues dhe nëse nuk zbatohet, të pasojnë sanksione. E treta, për masakrën me armë kimike, dikush duhet të përgjigjet para gjykatës ndërkombëtare", u shpreh Loren Fabius, ministër i jashtëm i Francës.

Në ndërkohë, opozita siriane e dënoi propozimin rus dhe kërkuan përgjigje të ashpër për sulmin me armë kimike që u krye më 21 gusht. Retorike luftarake e SHBA-së u zbut pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Kery se presidenti sirian mund ta zgjidhë krizën nëse për një javë tërë armatimin kimik ia dorëzon bashkësisë ndërkombëtare. Deklarata e tillë menjëherë nxiti iniciativë në Moskë. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ministrit të jashtëm sirian Valid Mualim, i propozoi që rezervat e saj me armë kimike, Siria t'i vendosë nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Mualim menjëherë u përgjigj se Siria e përshëndetë propozimin rus. Petar Blalzhevski

Free Traffic Exchange