Tiranë, prokuroria kërkon 4 vite burg për Perikli Shqevin

2015-08-21 0

TIRANË - Ish i dënuari, politik Perikli Shqevi rrezikon një dënim prej 4 vite burgim, pasi sipas prokurorisë së Tiranës është gjetur fajtor për veprën penale të, "plagosjes të rëndë me dashje" ndaj ish-bashkëvuajtësit të tij, Gjergj Ndreca.

Vetë Shqevi mohon ngjarjne, ndërsa ish kordinatori i grevës Skënder Tufa e cilëson kërkesën e prokurorisë si një goditje për së dyti të sakrificës së tyre.

Burgim me 4 vite burgim është kërkuar nga prokurori i çështjes Blerim Tominaj, ndërsa gjykata ka vendosur që pas pretencës të dëgjojë dhe pretendimet e mbrojtjes në një seancë tjetër.

Shqevi gjykohet për incidentin e shënuar përgjatë grevës së urisë të ish të përndjekurve politik ku u shënua incidenti me Gjergj Ndrecën i cili pasi ishte lyer me benzinë mori flakë.

A1Report asokohet (tetor 2012) transmetoi live momentet ku Gjergj Ndreca Mori flakë, ndërsa sipas uniformave blu shkaktar për këtë ngjarje është, Perikli Shqevi i cili i afrohet Ndrecës e më pas i vë flakën.

Vetë Sheqevi e ka mohuar disa herë që ti ketë vënë flakën Ndrecës, ndërsa institucioni i akuzës në përfundim të hetimeve ka arritur në konkluzionin se incidenti është shkaktuar me dashje nga Shqevi.

Free Traffic Exchange