SARANDË -- Dy të moshuar janë konfliktuar mbrëmjen e sotme për kullotën e bagëtive në fshatin Shën Ndre.
Si rrjedhim, 82-vjeçari Sokrat Shito ka qëlluar me çifte mbi bashkëmoshatarin e tij, Jorgo Kurtin, që ka mbetur i vdekur në vend.
Policia e ka kapur shpejt autorin e ngjarjes, që nuk ka rezistuar, madje është vetëdorëzuar duke thënë "Kreva një vetëgjyqësi, pasi ai më kishte dhunuar edhe mua fizikisht, edhe pronën time."
Viktima është dërguar në morg ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar që autori të ndëshkohet ose ndryshe do bëjnë vetëgjyqësi pasi ky është një fshat i qetë, ku prej mëse 50 vjetësh nuk ka pasur vrasje."