Rama së shpejti drejt Brukselit Sequi: Vizita tejet e rëndësishme

2015-08-21 0

TIRANE - Një ditë tepër e rëndësishme kjo e sotmja për Shqipërinë. Pak orë nga hapja e Parlamentit (ora 18:00) të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ambasadori i BE-së shkon në selinë PS për t'i komunikuar kryeministrit të ri axhendën e takimeve në Bruksel.

Ambasadori i BE-së e quan një vizitë tejet të rëndësishme që kryeministri i ri Rama do të bëjë me të marrë postin e kryeministrit, e cila do të ndodhë shumë shpjet. Rama e vlerëson si " moment shumë të rëndësishëm për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur një orë e më parë të hyjmë në BE. "

Kryeministri në ikje Berisha pritet të japë dorëheqjen, për t'ia lënë vendin qeverisjes së të majtëve. Pak orë para fillimit të seancës parlamentare, pritet që Zoti Berisha t'i drejtohet Presidencës për t'i dorëzuar Presidentit Nishani dorëheqjen pas 8 viteve qeverisje.

Në orën 18:00 do të hapen zyrtarisht punimet e Legjislaturës së VIII-të parlamentare. Sesioni i ri parlamentar nis me një maxhorancë të fortë së të majtës, plot 83 deputetë përballë formacionit të djathtë e cila ka 57 deputetë. Në selitë e PD-së e LSI-së do të zgjidhet kryetari i grupit Parlamentar.

Para fillimit të seancës do të ketë lëvizje intensive në të dyja kampet politike.

Free Traffic Exchange