Stacioni i harruar hekurudhor i Vorës, më shumë kosto për udhëtarët

2015-08-21 0

Zgjatimi i bulevardit të ri të Tiranës ka bërë që kryeqyteti të mbetet pa stacion treni, dhe ai që ishte të tranferohet drejt Vorës, gjë që krahas kostos kohore ka edhe shpenzim 2-fish më të madh monetar.

Na u desh të bënim 17 km për të shkuar në stacionin e trenit në Vorë në një udhëtim jo fort të këndshëm që zgjati afro 30 minuta, dhe ajo çka të ofronte ky stacion të ngjante si një shkretëtirë e harruar edhe pse në shekullin e 21.

Nësë do të duhej të merrje një informacion se kur nisej treni ishte e pamundur, se edhe ajo kioskë e rrënuar e biletarisë ishte e mbyllur

E teksa nga halli u është dashur të lëvizin drejt destinacioneve të ndryshme në pikë të vapës, banorët e zonave përreth shprehen se ky ndryshim linje transporti u kushton më tepër dhe shpesh kthehet në makth për ta, pasi edhe autobusin e vënë nga bashkia, shpeshherë e humbasin dhe detyrohen të lëvizin me mjete të tjera transporti më të kushtueshme.