Tokio fiton Lojrat Olimpike

2015-08-21 2

Tokio lë pas Madridin dhe Stambollin dhe shpallet fituese për organizimin e Lojerave Olimpike 2020. Japonezët premtuan një "organizim të mrekullueshëm" duke shpresuar që kjo ngjarje të largojë nga kujtesa depresionin që pasoi termetin dhe cunamin e vitit 2011. Gëzimi i japonezëve ka shpërthyer në Buenos Aires, ku komiteti olimpik ndërkombetar zgjodhi Tokion si vendin ku do të mbahen lojerat olimpike dhe paralimpike 2020. Kryeqyteti Japonez la pas në votimet e fundit Madridin dhe pastaj Stambollin në votimin final. Tokio ka pritur lojërat olimpike për herë të parë në vitin 1964 dhe behet keshtu qyteti i vetem aziatik që organizon ketë event dy herë. Delegacioni japonez brohoriti i gjithi në këmbë pas hapjes së zarfit duke tundur flamujt, disa edhe u përlotën. Japonezët lobonin në mënyrë intensive që prej dy vjetësh për të marrë këtë nominim. "Falenderoj gjithë komitetin olimpik dhe ju them se do të bejmë një organizim të mrekullueshem të lojerave" tha pa e fshehur gëzimin kryeministri Shinzo Abe. Në prezantimin e tyre Japonezët premtuan nivele record sponzorizimesh, ndërtimin e 10 stadiumeve të reja për garë të ndryshme dhe përfundimin në vitin 2019 të stadiumit të ri olimpik. Ekipi i prezantuesve Japoneze ka qënë i kujdesshëm të kujtojë edhe se në Tokio nuk ka asnjë ndikim prej problemeve me radioaktivitetin që po përjeton Fukushima. (a.ç/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange