Kryeministri Berisha do të japë nesër dorëheqjen, për t;ia lënë vendin qeverisjes së të majtëve të drejtuar nga Edi Rama. Ndërkohë, 140 deputetët e zgjedhur më 23 qershor do të ulen nesër në orën 18.00 në sallën e Kuvendit, e cila është ristruktuar për të tretën herë brënda pak vitesh, pas tenderit të firmosur në ditët e fundit të drejtimit të kryeparlamentares në ikje Jozefina Topalli. Kronika sjell detajet se cfarë ndodh të hënën në selitë e partive kryesore dhe sallën e legjislativit.
8 vjet pas marrjes së pushtetit, Sali Berisha pritet të dorëzojë të hënën detyrën si kryeministër i vendit. Burime pranë kabinetit të kryeministrit në ikje bëjnë me dije se rreth mesditës së të hënën, pak orë përpara seancës së kuvendit, Berisha do të takojë presidentit Bujar Nishani për të dorëzuar postin e tij e pas kësaj për t;ia lënë vendin qeverisjes së socialistëve.