Ceremonia e blinduar për Bulevardin e ri të Tiranës

2015-08-21 1

400 policë, forca Renea, Shqiponja dhe i gjithë stafi i bashkisë kanë shoqëruar Lulzim Bashën gjatë inaugurimit të punimeve për zgjerimin e Bulevardit të Tiranës. Situata ka qenë tepër e acaruar pasi banorët që protestojnë për dëmshpërblimin me vlerë tregu të pronës së tyre nuk janë lejuar të marrin pjesë, duke u mbajtur larg me një kordon policie. Gjatë fjalës së bashës , është shënuar dhe një incident ku disa prej banorve që protesotjnë për kërkesat e tyre janë konfrontuar verbalisht me deputetin e PD-s Edi Palokën e më pas deri në një përleshje fizike. Në këto momente kanë ndërhyrë uniformat blu, duke shoqëruar në komisariat tre prej banorve. Ndërkaq gjatë inaugurimit ra në sy dhe një prezencë tepër e madhe e funksionarëve të Partisë Demokratike si, Tritan Shehu, Majlinda Bregu, Halim Kosova, si dhe dhëndri i kryeministrit në largim Jamarbër Malltezi. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se ai është politikani ndryshe, i cili do të nxjerrë nga varfëria banorët e kësaj zone. Por, janë banorët ata që e çmojnë si një gjë pavend një prezencë kaq të madhe të uniformave blu si dhe kërkojnë që shpronësimi të bëhet me vlerë tregu. Të pranishëm në inagurmimin e punimeve kanë qenë dhe përfaqësues të grupit të investitorëve të këtij projekti.

Free Traffic Exchange