Kanada, prezantohet filmi për Wikileaks, "The Fifth Estate"

2015-08-21 0

TORONTO - Edicioni i 38-të i Toronto International Film Festival, ditën e enjte datë 5 shtator, u hap me filmin "The Fifth Estate ". Një përshtatje për ekranin e kinemasë nga Bill Condon, ku pasqyrohet historia e Wikileaks dhe krijuesi të Julian Assange .

Aktori Benedict Cumberbatch, që do të interpretojë të shumë përfolurin Assange, në film dhe që ka edhe disa role në filma të tjerë në konkurim, firmosi autografë të shumtë, përpara se të fotografohej nga fotografë të rastit.

Filmi bazohet në librin e Assange, mbi çka ndodhi pas daljes së sekreteve zyrtare të historisë amerikane në vitin 2010-të

Regjisori i këtij filmi, Bill Condon, vendosi të bëjë një film politik, i cili shkakton shumë debate, por në lidhje me temën ai nuk e shfaq mendimin e tij.