Shkodër, makina del nga rruga vdesin dy kushërinjtë 20-vjeçarë

2015-08-21 4

SHKODËR -- Humbja e kontrollit të automjetit ka rezultuar fatale për dy të rinjtë Ervin dhe Eugen Ndreca, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër- Hani i Hotit.

Dy 20-vjeçarët, teksa udhëtonin në aksin rrugor Shkodër- Koplik, rreth orës 17.55 minuta, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, kanë humbur kontrollin duke rënë në kanalin në anë të rrugës.

Përplasja ka qënë fatale, duke i marrë jetën dy të rinjve. Viktimat Ervin Medi Ndreca dhe Eugen Sami Ndreca, të cilët ishin djem xhaxhallarësh me njëri tjetrin, ishin të dy nga fshati Boriç i Madh i Malësisë së Madhe dhe po udhëtonin nga Kopliku në drejtim të Shkodrës me BMW-në me targa italiane BV 003 BT.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, viktimat kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë humbur kontrollin mbi automjetin; për të evituar përplasjen me mjetet e tjera, autovetura ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur rrethues dhe më pas ka rënë në kanal.

Free Traffic Exchange