Vajza 26-vjeçare humbet 40 kilogramë në "5 sekonda"

2015-08-21 1

Një vajzë 26 vjeçare, ka krijuar një video, ku dokumentohen çdo moment të humbjes në peshë.
Brenda një periudhe 1 vjeçare, ajo arriti të humbasë gati 40 kg, që do të thotë se pesha e saj fillestare ishte 100 kg, duke u reduktuar më pas në 60 kg.
Të gjithë proçesin e humbjes në peshë, ajo e ka mbledhur në disa sekuenca fotografike të ndryshme, duke krijuar kështu një video interesante, ku duket se si trupi i saj humbet peshë.
Një histori e pabesueshme, për të cilën ajo ndihet shumë e kënaqur, pasi arriti të realizonte me këmbëngulje, atë që kishte ëndërruar prej kohësh.
Vajza 26 vjeçare, Amanda, e cila nuk e ka deklaruar mbiemrin e saj, ka arritur të humbasë 40 kg nga trupi i saj, falë një diete të pasur me yndyrna, proteina dhe duke eleminuar disi ushqimet me përmbajtje karboidratesh.
Video në fjalë pasqyron qartësisht si zvogëlohen centimetrat e disa pjesëve të trupit të saj, me humbjen në peshë.
Kjo video ka arritur një shikueshmëri prej 3 milionë persona, ndërsa Amanda nga ana e saj, është shprehur se ndihet e lumtur dhe më e sigurtë ne vetvetvete.
Gjithashtu, duke u bazuar edhe tek eksperienca e saj personale, ajo po u vjen në ndihmë personave të tjerë, që kanë probleme me peshën trupore, që të arrijnë objektivat e tyre.