Fier, apeli i gruas me kancer: Më ndihmoni mos të vdes kaq e re

2015-08-21 4

FIER - Një grua nga Fieri rrezikon te vdesë në rast se nuk merr mjekimin e nevojshëm. Violeta Qendro, 47 vjeç, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe të ardhurat e saj nuk i plotësojnë nevojat për të blerë ilaçet. Kjo vjen nga fakti se shumica e ilaçeve që ajo përdor janë të parimbursueshme. Ajo bën thirrje per ndihme nëpërmjet televizionit A1 Report.

"Në mungesë të ilaçeve mua më vjen vdekprurësja ime. Jam nënë e 3 fëmijëve, du atë gëzoj fëmijët e mi. Jam invalide e grupit të plotë. Ilaçet nuk po i marr, vij te mjeku dhe më thotë nuk kam se çtë bëj. Mjeku më jep ilaçe dhe farmacitë thonë që nuk kanë rimbursim. Tani unë të ardhura s'kam. deri dje u mundova vetë me sakrificat e mia, me miqësi, me shoqëri. Tani ku të gjej. Jam pa punë, burri, djali, vetë. Më 90 mijë lekë(të vjetra) çfarë do të bëj me kempin tim. Mua mjekësia nuk më jep ilaçe. Si mund të vejë jeta ime. Të vdes kaq e re që jam? Dua të gëzoj fëmijët e mi, jetën time. Më ndihmoni, më shikoni, më jepni një drejtësi të marr ilaçet, sepse po kërkoj jetën time, të jetoj dhe unë si shoqet e mia. Ju lutemi shumë, ju lutemi shumë, me Parlament e me kudo që jeni, mos shikoni dallaveret, shikoni popullin që nuk kanë të hanë, të pijën, të jetojnë dhe të kurohen me mjekësinë, me ilaçet më të vështira që kanë jetën. Si puna ime ka shumë e shumë që nuk marrin dot ilaçet. Nuk marrin dot jetën. E kanë jetën vetëm nga ilaçet", apelon Violeta Qendro për ndihmë në televizionin A1Report.

47-vjeçarja vuan prej vitesh nga sëmundja e rëndë dhe deri më tani ja ka dalë që të blejë ilaçet ndërsa tani kërkon ndihmë nga shteti për t'i rimbursuar disa prej ilaçeve që përdor.