SHBA - John McCain është fotografuar ndërsa luante poker në iPhone-in e tij, gjatë mbledhjes së senatit, i cili ishte mbledhur për të gjetur një zgjidhje, për të ndërmarrë një ndërhyrje ushtarake të mundshme në Siri.
Një fortograf i Washington Post, rastësisht ka arritur të fokusojë me aparatin e tij, si kundërshtari historik i Presidentit amerikan Obama, luante poker në telefonin e tij, ditën e martë , gjatë mbledhjes së Senatit amerikan.
Disa minuta pasi foto ka përfunduar në ëeb, ka pasur edhe një reagim nga vetë McCain, i cili në një mesazh në profilin e tij, në rrjetin social Twitter, duke dashur të `zbusë` situatën. Ai shkruante se foto ishte skandaloze dhe për më tepër kishte humbur në lojën Poker të cilën e kishte zhvilluar gjatë mbledhjes së Senatit.
Ndërkohë që kjo foto po bënte xhiron në faqet e ëeb-it, McCain pritej të dilte në një intervistë për televizionin CNN, ku do të fliste për çka u diskutua në mbledhjen në lidhje me situatën në Siri.
Ai është shprehur, se ndonjëherë mërzitet, kështu që gjen diçka për të bërë edhe pse gjatë kësaj loje, ai kishte humbur mijëra `dollarë` në çipsa on-line.