Krimi, Burgaj takon vartësit asnjë fjalë për vrasjet dhe drogën

2015-08-21 0

Pavarësisht nga dhuna e kriminaliteti, që ka tronditur opinionin public, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit vazhdon të manipulojë shifrat për situatën e rendit dhe të heshtë për "republikat e hashashit" që janë ngritur nëpër Shqipëri e në veçanti në Lazarat.

Kjo gjë ka ndodhur dhe sot, ku në një analizë me dyer të mbyllura me drejtorët e qarqeve, kreu I policisë, Hysni Burgaj, vendosi të mos jetë transparent, duke shpërndarë vetëm në fund të takimit, një " e-mail".

Në përmbajtje të këtij "e-mail"-i nuk flitet aspak për ekzekutimet mafioze, që po trondisin çdo ditë, qytetet shqiptare apo për "republikën e hashashit" - Lazaratit edhe pse në muajin gusht nga kjo drejtori u tha se në shtator do të jepen të dhëna për publikun.