TIRANE - Pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës në shënje proteste kundër ndërtimit të një pallati në territorin e këtij institucioni kanë pezulluar të gjitha provimet e ditës së sotme.
Kjo masë ishte paralajmëruar kohë më parë, ndërsa sipas zv Dekanit të këtij fakulteti, Fatmir Mema, ka një vendim gjykate që e detyron kompaninë e ndërtimit të ndalojë punimet, ndërsa i bën apel instancave përgjegjëse të marrin masa për zbatimin e ligjit.
"Ne kërkojmë zbatimin e ligjit. Ka një vendim gjykate për ndërprerjen e punimeve, pasi kjo s'ka leje ndërtimi do të përdorim të gjithë metodat demokratike që lejon ligji për të fituar të drejtat tona"- thotë Mema.