Petkovski: Gruevski urdhëroi aktit brutal më 24 dhjetor

2015-08-21 0

Kërkesa për kërkim falje të deputetëve dhe gazetarëve nga Trajko Veljanovski, e vendosur nga ana e kryeministrit Gruevski paraqet dëshmi për urdhëruesin e aktit brutal më 24 dhjetor. Kështu i është përgjigjur kësaj kërkese lideri i PRSD Tito Petkovski. Ai u shpreh pesimist sa i përket realizimit të rekomandimeve të dala nga raporti i Komisionit hetimor. Sipas tij turpi për ngjarjet e 24 dhjetorit nuk do të mund të mbulohet as me nënshkrimin e memorandumit për qëllimet strategjike të vendit të iniciuar nga VMRO-DPMNE. Nga PRSD paralajmërojnë se do ta nënshkruajnë memorandumin pavarësisht mangësive pasi nuk në të nuk definohet strategjia e tejkalimit të pengesës kryesore për euro-integrimin e vendit, kontesti rreth emrit.

"Kërkesa e veçantë do ishte nëse komisioni e përfundon punën para së të vij raporti i progresit për Maqedoninë. Ne jemi pesimist se kjo mund të arrihet. Edhe sikur të gjitha partitë politike ta nënshkruajnë këtë memorandum problemi mbetet pasi nga Brukseli qartë dhe pa hamendje porositën se është me rëndësi marrëveshja e arritur dhe se citoj" më me rëndësi është që të sqarohet çfarë ndodhi më 24 dhjetor , si ndodhi dhe kush do të bart përgjegjësi', ndërsa Gruevski nuk pranon kualifikimet juridike. Të nënshkruash dokument i cili nuk i obligon nënshkruesit dhe gjithë ajo të pranohet si akt shtetëror dhe brengë për interesat shtetërore thjeshtë paraqet nënçmim të madh për opinion vendas dhe të huaj", tha Tito Petkovski, kryetar I PRSD. Alsat-M