Për një ekzaminin në skaner pacientët e rajonit juglindor tashmë janë të detyruar të shkojnë në klinika private apo në kryeqytet dhe kjo për shkak të mosfunksionimit të skanerit në Spitalin Rajonal të Korçës.
Prej mëse dy muajsh aparati i skanerit nuk funksionon dhe kjo si pasojë e një defekti në aparat, dhe ende nuk dihet se kur do të vihet në punë.
Sipas shefit të Imazherisë pranë këtij spitali, Gjergji Denasi, për defektin e skanerit është dërguar një kërkesë pranë ministrisë së Shëndetësisë për riparimin e këtij defekti, por ende nuk është kthyer një përgjigje se kur do të riparohet.