BULQIZE - Disa orë pas vrasjes së biznesmenit Plarent Cani, në Durrës, një tjetër biznesmen, këtë herë në fushën e kromit ekzekutohet në qendër të Bulqizës. Vrasja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 12:00.
Sipas policisë viktima është Qerim Marku, 40 vjeç i njohur në qytet si një nga të fortët e Bulqizës, i cili merrej me biznesin e kromit.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, i rastit, Semi Ismaili.
Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa pasi kishte frikën e një atentati.