Një i ri 22-vjeçar nga Puka ka gjetur vdekjen sot nga plagosja me armë zjarri në fshatin Gurjan i Vogël. Ai quhet Bardhok Përndrecaj dhe është qëlluar me çifte nga një 25-vjeçar. Përndrecaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por vdiq gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Sipas banorëve të zonës, 22-vjeçari ka debatuar në qendër të fshatit me një bashkëfshatarin e tij, debat ky që ka degjeneruar në përdorimin e armës nga autori i krimit i cili dyshohet se është 25-vjeçari. S. Luka.