Analistët: Vizita e Ahmeti mund të ndihmoj në zgjidhjen e kontestit

2015-08-21 0

Vizita e Ahmetit në Greqi është përshëndetur nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare por me një dozë dyshimi nëse ky takim dhe qëndrimet rreth kontestit të emrit janë të koordinuara me qeverinë. Ish diplomatit Risto Nikovski thekson se Ahmeti mund të ndihmoj në zgjidhjen e problemit të emrit por evitimi i takimeve me përfaqësues maqedon nga pala greke lë hapësirë për dyshim dhe qëllime të fshehta. Ai nuk pret që problem i emrit të zgjidhet në 5 vitet e ardhshme deri sa Athina të jetë në një krizë të thellë ekonomike.

"Se Ahmeti mund të ndihmoj është e pakontestueshme megjithatë unë nuk kam përgjigje në pyetjet nëse ajo është e koordinuar në qeveri, a është ajo në bazë të një platforme të përbashkët apo bëhet fjalë për interesa partiake, personale apo interesa tjera nga jashtë. Unë nuk kamë përgjigje për këto pyetje megjithatë se ai mund të ndihmoj, kjo është e pakontestueshme, një element tjetër I rëndësishëm është se grekët dëshirojnë të kontaktojnë me shqiptarët e Maqedonisë duke iu ikur maqedonasve, kjo tregon qëllime të fshehta, jo të sinqerta të cilat në përgjithësi nuk mund të çojnë deri te ndonjë zgjidhje apo përfitime për të gjithë së bashku", deklaroi Risto Nikovski, sih diplomat.

Edhe Stevo Pendarovski e sheh me pozitivizëm vizitën e Ahmetit në Athinë dhe pret që qëndrimet nga ky takim të përcillen edhe tek zyrtarët tjerë të Maqedonisë të cilët nuk takohen me zyrtarët grek.

Supozoj se këto iniciativa janë të koordinuara në qeveri dhe supozoj se pas tyre do të ketë brifing për pjesën tjetër të qeveris që nuk ka takime me palën greke. Është mirë që në parim dikush nga Maqedonia komunikon me persona nga Greqia , qëndrimi i tyre është rigid, është jodemokratik që të refuzojnë takime megjithatë nëse me dikë mund të kenë takime dhe të përcjellin apo kumtohet qëndrime pse jo", tha Stevo Pendarovski, profesor universitar.

Lideri i BDI Ali Ahemti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi nesër në Athinë do të pritet të takohet me zv. kryeministrin dhe shefin e diplomacisë greke Evangelos Venizelos. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange