Fier, ekipi i boksit "Apolonia" pa palestër e asnjë lloj trajtimi

2015-08-21 3

FIER - Prej me shume se pesë muajsh, tre boksierë të ekipit kombëtar, që kanë përfaqësuar denjësisht këtë ekip në evenimente dhe trofe kombëtare e ndërkombëtare, sot ndihen të nënvlerësuar dhe braktisur.

Ekipi gjendet sot përballë vështirësive dhe mungesës së vlerësimit nga pushtetit vendor, pasi ka mungesa të bazës materiale dhe trajtimit ushqimor dhe financiar .

Trajnieri i këtij ekipi, Baftjar Abazaj, ka shprehur keqardhjen për kushtet në të cilat ndodhet sot dhe ku zhvillon stërvitjen ky ekip. Pamjet, në palestrën e ku stërviten mbi 50 boksierë, flasin vetë.

Free Traffic Exchange