TDH: 500 fëmijët e zhdukur i kemi denoncuar që në 2003

2015-08-21 4

Reagon fondacioni "Terre des Hommes" lidhur me skandalin e 500 fëmijëve shqiptarë të zhdukur nga qendra Aggjia Varvara në Greqi.

Fondacioni shpjegon se e ka zbuluar këtë skandal dhe rregullisht e denoncoi atë prej mbi 10 vjetësh si shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Që prej vitit 2003, "Terre des Hommes" ka thirrur investigues për të hetuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas deklaratës së fondacionit, "Terre des Hommes" ka mbledhur informata në vitin 2002 nga burimet konfidenciale në Greqi, të cilët raportuan se trafikantët kishte shkuar në qendër dhe paraqitën dokumente të rreme ose paguanin stafin me 500 ? për të shëruar fëmijët, që kishin qenë vendosur atje për mbrojtje ndaj tyre.