ISHP: Helmimi i dasmorëve në Fier nuk ka ardhur nga salmonela

2015-08-21 6

TIRANË - Nuk është salmonela shkaku i helmimit të më shumë se 100 dasmorëve e ndodhur në fshatin Gorishovë të Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e ISHP-së në Tiranë, ka hedhur poshtë analizat e drejtorisë rajonale të Fierit, që kishte nxjerrë si shkak virusin e salmonelës. Gjatë një komunikimi me median, drejtori i ISHP-së, Ardian Hoxha se ka deklaruar se, "nuk është sëmundja e salmonelës shkak i helmimit". Sipas tij, analizat përfundimtare ende nuk kanë dalë, e kështu që nuk dihet ende se për çfarë shkaku dasmorët përfunduan në spital të helmuar.Një ditë më parë, ishte drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, që bëri të ditur se, shkak i helmimit të dasmorëbe në Gorishovë ishte sëmundja e kuzhinierit me salmonelë.