Berlusconi jashtë listës për Senatorë të Përjetshëm

2015-08-21 0

ROMË - Presidenti Giorgio Napolitano ka qenë nën "presionin " e anëtarëve të partisë së Populli i Lirisë i Berluskonit që ti japë lidërit të tyre këtë titull nderi, i cili jepet ish kryetarëve të shteteve dhe personaliteteve të shquara në arte dhe shkenca.

Megjithatë, Napolitano e mbajti atë jashtë listës të 4 të nominuarve të cilët janë drejtori i orkestrës simfonike Claudio Abbado, arkitekti Renzo Piano, fizikanti nuclear Carlo Rubbia dhe neurobiologja në Universitetin Shtetëror të Milanos, Elena Cattaneo.

Të emëruarit do të gëzojnë kompetenca të plota dhe privilegje e të qënit një ligjvënës për të gjithë jetën, duke përfshirë edhe disa imunite ligjore.

Free Traffic Exchange