Në tentim për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon ofensivën e tij diplomatike. Ahmeti të Hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Athinë, për të takuar zv.kryeministrin dhe shefin e diplomacisë greke Evangelos Venizelos. Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Artan Grubi njoftoi sot se fushata diplomatike e BDI-së është me qëllim që të gjendet një zgjidhje për emrin.
"Fushata e gjerë dhe gjithëpërfshirëse e kryetarit Ahmeti dhe të gjithë ne të BDI-së, për integrimin sa më të shpejt të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike vijon me një vizitë zyrtare të kryetarit Ahmeti në Athinë ku do ët zhvilloj takim me zv/ kryeministrin e Republikës së Greqisë zotin Evangelos Venizelos i cili njëkohësisht është edhe ministër i punëve të jashtme dhe gjithë kjo bëhet në vij të përpjekjeve tona për të gjetur një kompromis me fqiun tonë jugor si dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që qëndrojnë mes Maqedonisë dhe integrimit të vendit në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", deklaroi Artan Grubi, BDI.
Grubi njoftoi gjithashtu se pos Athinës, Ahmeti do të vizitojë edhe vende tjera Evropiane, të cilat mund të ndihmojnë në kapërcimin e barrierave për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
"Siç e dini kohë më parë është refuzuar bile edhe të bisedohet për ndryshimin e emrit, kurse tash më le që zhvillohen negociata dhe le që ka takime bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë, por ama shprehet edhe një gatishmëri e madhe nga ana e autoriteteve vendase që të arrihet një kompromis për integrimin e Maqedonisë dhe normal kjo bëhet vetëm nëpërmjet të zgjidhjes së çështjes së emrit", tha Artan Grubi, BDI.
Në partinë e Ahmetit vlerësojnë se për zgjidhjen e çështjes së emrit, nevojitet vullnet i autoriteteve vendore dhe një lidership i cili do të merr vendime të guximshme, vendime të cilat garantojnë të ardhme ët sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së. Bedri Rexhallari