Vlorë, dinamit makinës së biznesmenit të ndërtimit

2015-08-21 1

Një antentat me lëndë shpërthyese i është bërë Ermal Brahimi, 31 vjeç i njohur si biznesmen ndërtimi në rrethin e Vlorës. Aktualisht Brahimi isht duke ndërtuar një hotel në zonën e Rradhimës. Shpërthimi i dinamitit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09.00 në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Policisë së Vlorës, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, duke rrethuar zonën e mbledhur provat në lidhje me këtë ngjarje të rëndë por që fatmirësisht pa lëndime të mëdha.

Korrespondenti i A1Report dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili raporton nga vendi i ngjarjes, se makina që ka shpërthyer dhe ka pësuar dëmtime të shumta është e llojit Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB, është e biznesmenit Ermal Brahimi, me origjinë nga fshati Selishtë por që prej vitesh jetonte në Babicë të Madhe në Vlorë. Nga ana e saj policia lokale në një njoftim për median rreth 2 orë pas ngjarjes ka dhënë vetëm inicialet e të lënduarit, E. B.

Free Traffic Exchange