Romët protestë ndaj Bashës: Na respektoni siç thotë BE

2015-08-21 0

Dhjetra të rinj të komunitetit rom, dhe jo vetëm, protestuan sot paradite para Bashkisë së Tiranë. Prej 28 ditësh familjet rome jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra të ngritura provizorisht në trotuar në rrugën e Kavajës, pasi u dëbuan nga kampi ku jetonin prej vitesh tek zona e ish-Dekorit pranë Pallatit me Shigjeta.
Për gati një orë të rinj, dhe pjesëtarë të familjeve të dëbuara, protestuan me pankarta në duar, ku shkruhej: "Romët janë pjesë e shoqërisë shqiptare", "Sa familje rome kanë marrë kredi shtesë?!", apo "Ne ju shohim po ju na shihni?!"