Tri polici dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Tiranës, janë përplasur sot rreth mesditës, për një objekt pa leje pranë ish-kombinatit "Misto Mame" në Tiranë. Një godinë të cilës po i hidhej kati i dytë është kthyer në mollë sherri, duke përplasur edhe kolegët. Një polici private, si dhe efektivët e komisariatit numër 6, nuk kanë lejuar të hyjnë brenda objektit, inspektorët ndërtimor me në krye Florenc Hoxhën, dhe policinë bashkiake të Tiranës.