Vazhdon përplasja mes partive të bllokut maqedonas VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me komisionin hetimor dhe zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Geruevsi tha sot se LSDM-ja po manipulon opinionin rreth raportit të komisionit hetimor, ndërkohë që pranon se Brukseli zyrtar është i njohur me të gjitha zhvillimet në vend, përfshirë edhe ato rreth raportit dhe nënshkrimeve me vërejtjet e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.
"Brukseli është i informuar për krejt atë që po ndodh këtu, ata kanë një zyrë të madhe këtu, me shumë të punësuar, me shumë analistë. Gjithçka çka ndodh në vend, raportohet në Bruksel e të mos flasim për kualifikimet juridike, nënshkrimet dhe rezervat tona të shprehura përmes firmave tona dhe deklaratave të mia. Ashtu që tentimet e LSDM-së që të dëshmoj se asgjë Brukseli nuk do të kuptoj sepse letrën e ka nënshkruar vetëm Borçe Davitkovski dhe jo të gjithë, mendoj se është një lojë e imët për të manipuluar qytetarët", deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Duke komentuar qëndrimin e Gruevskit dhe funksionarëve të VMRO DPMNE-së, lideri i opozitës Zoran Zaev tha se budallallëku i VMRO- DPMNE-së ka arritur kulmin.
"Këtyre ditëve mund të konstatonim dhe të shihnim kulmin e budallallëkut të pushtetit dhe njeriut që udhëheq vendin tonë. Mos njohja e raportit që është verifikuar me nënshkrim të anëtarëve të Komisionit, kryetarit dhe përfaqësuesve të të dyja partive politike dhe më pas lëshimi i deklaratave të cilat janë krejtësisht divergjente, paraqet vërtet mos-seriozitet. Për ne dhe për qytetarët e RM-së por edhe për bashkësinë ndërkombëtare Kushtetuta u shkel më 24 dhjetor 2012", u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Zaev u shpreh se ishte Gruevski ai i cili në muajin mars iku nga zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij LSDM-ja asnjëherë nuk ik nga zgjedhjet dhe është gjithmonë e përgatitur që të marr pjesë në zgjedhje, por u shpreh i prerë se nuk do të lejojë organizim të zgjedhjeve kriminale.
"E ftoj Gruevskin që në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo formalisht por në mënyrë thelbësore, bashkë me opozitën dhe parasegjithash me institucionet e sistemit të inkuadrohen në pastrimin e listës zgjedhore dhe përfshirjen e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHIR në legjislativen zgjedhore. Kjo gjithashtu është rekomandim nga marrëveshja e marsit, obligim i joni si shtet. Pasi kjo të përfundoj, menjëherë mund ta precizojmë terminin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Ndaj qëndrimit të tillë të Zaevit për zgjedhjet e parakohshme reagoi VMRO DPMNE-ja.
'Është e qartë se edhe z .Zaev e shfrytëzon taktikën e Cërvenkovskit për të kërkuar alibi dhe arsyetime për atë se pse nuk duhet të ketë zgjedhje. Bile aspak nuk dallon në zgjedhjen e fjalëve të tij nëse i krahason press konferencat, ose diçka mungon, ose diçka kërkon ose diçka nuk i shkon për shtat. Sa i përket tezës se zgjedhjet kanë qenë kriminale, ajo tezxë tr...