Fondi i Sigurimeve miraton rritjen e pagave të mjekëve

2015-08-21 1

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi dje vendimin për rritjen mesatare te pagave me 3.1 % për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Rritja më e lartë është parashikuar për mjekë që mbulojnë zonat qendrore, paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, behet 57.335 lekë.
Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 65.335 lekë në 67.335, ndërsa për ata të zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, bëhet 84.335 lekë.
Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1.600 mjekë familjeje, me nje efekt financiar 5 mujor rreth 17.8 milion lekë.

Free Traffic Exchange