Arvizu-Gjiknurit: Do të ndihmojmë në çdo formë qeverinë e re

2015-08-21 0

mbasadori i SHBA-së Aleksandër Arivu zhvilloi sot paradite një takim me Damian Gjiknurin, e zgjedhur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për postin e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë. Takimi nisi në orën 11: 00 minuta.

Takimi i zhvilluar në selinë e PS-së, zgjati rreth 60 minuta.

Pas përfundimit të takimit, si Arvizu dhe Gjiknuri u treguan të rezervuar në lidhje me bisedën që u zhvillua mes tyre por nënvizuan bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Qeverisë së re.
"Vazhdojmë konsultimet me njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Mbetemi të vendosur të ndihmojmë dhe të asistojmë me çdo formë qeverinë e re"- tha Arvizu.

"Ishte një takim i frytshëm. Shtruam disa piketa dhe shfaqëm vizionin dhe problematikën në sektor. Besojmë në mbështetjen e SHBA-së"- tha Gjiknuri.