EVN, padi të reja kundër vjedhësve të rrymës

2015-08-21 12

EVN ka ngitur 10 padi penale brenda javës, ndaj qytetarëve që e kanë vjedhur rrymën. Për ta, tani ka nisur procedura gjyqësore, dhe për veprën e vjedhjes, mund të përfundojnë në burg.

"Dënimet, qofshin ato financiare apo juridike, janë të mëdha. Prej 3 deri në 5 mijë euro, madje edhe deri më 20 mijë euro arrijnë dënimet varësisht nëse është person fizik apo juridik, por edhe nga kohëzgjatja e periudhës së vjedhjes. Këta shfrytëzues tashmë janë në procedurë gjyqësore dhe rrezikojnë që gjykata t'u jap dënim me burg deri në 5 vjet", deklaroi Ananas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-Maqedoni.

Me ndryshimin e rregullativës ligjore, nga fillimi i vitit, vjedhja e rrymës konsiderohet "vepër penale për të cilën mund të dënohesh edhe me burg".

"Iu bëjmë thirrje shfrytëzuesve, të mos bëjnë vepra të tilla, sepse ata kanë për t'u zbuluar, gjithmonë. Me metodat e reja të sofistikuara, mund ta zbulojmë shumë lehtë vjedhjen e energjisë elektrike, pavarësisë mjeshtërive që përdorin hajdutët. Me vendosjen e matësve elektrikë që në transformatorë, ne e dimë se sa energji shpenzon shfrytëzuesi. Çdo shpenzim tjetër jashtë asaj që faturohet, është vjedhje e rrymës", tha Ananas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-Maqedoni.

Nga fillimi i vitit e deri tani, ekipet e EVN-së kanë zbuluar 1200 vjedhje rryme. Ata që shfrytëzojnë rrymë në mënyrë të paligjshme, kanë vjedhur rreth 20 milionë kilovat orë energji. Dëmi nga kjo vjedhje vlerësohet në 2.2 milion euro. Përveç EVN-së, dëm nga vjedhja pëson edhe shteti në përqindjen e TVSH-së që nuk mund ta marrë, sepse rryma është harxhuar por nuk është faturuar. NatashaStojanovska

Free Traffic Exchange